Shpeshherë nëpër foto kemi parë vogëlushen North West me pak buzëkuq apo make-up tek sytë për t’u përshtatur me vajzat e tjera të familjes së saj.
Edhe pse është kritikuar gjithmonë nga publiku, Kim Kardashian ka vazhduar të grimojë vajzën e saj më së shumti pasi kjo e fundit është shumë e apasionuar pas këtyre gjërave.
Së fundmi, ylli i ‘Keeping up with the Kardashians” po has probleme me bashkëshortin e saj pikërisht për këtë fakt. As Kanye nuk është dakort që vajza e saj e vogël të lyhet dhe ka vendosur që të mos e lejojë më këtë gjë që të ndodhë.
Këtë fakt e ka pohuar vetë Kim në një intervistë për “E News” ku u shpreh se reperi ka ndryshuar rregullat e shtëpisë.