Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

I bullizuar sepse vishte këpucë të vjetra, shoku i klasës i blen një palë të reja!

Një gjest emocionues ka ndodhur në një shkollë në New York. Një 12-vjeçar i ka dhuruar një palë këpucë shokut të tij të klasës, i cili ishte në qendër të ngacmimeve dhe sharjeve nga nxënësit e tjerë, për shkak të këpucëve të vjetra që mbante veshur. Shoku i djalit të vogël vendosi ta mbronte atë nga ngacmimet dhe t’i dhuronte atij një palë këpucë të reja me shkëlqim. Ai i tha nënës së tij:

Le të përdorim paratë e mia të xhepit, ose dhuratat e mia për Krishtlindje. E rëndësishme është që ai të vijë në klasë me një palë këpucë të bukura.

Më pas, nëna e shoqëroi djalin e saj në dyqan dhe i bleu një palë atlete Nike, të modës së fundit me vlerë 135 euro, të cilat ia dhuruan 12-vjeçarit të bullizuar. Gjesti i dashurisë mallëngjeu rrjetin. Të dy djemtë po ndjekin klasën e shtatë në “Buffalo Creek Academy Charter School”.

Askush nuk dëshiron që fëmija i tij të jetë bullizues ose të bullizojë të tjerët. Për fat të mirë, prindërit kanë mjetet e duhura për të parandaluar që fëmijët e tyre të mos bullizohen dhe hapi i parë është njohja e tij. Ne kemi përmbledhur disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se fëmija juaj po bullizohet, si dhe mënyrat se si mund të ndihmoni për ta shmangur atë.