Aktualitet

I dënuar me 20 vjet në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një shqiptar i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimi. Shtetasi Petrit Lekndreaj ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar për “Trafik droge”, “Plagosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 43 vjeçari u prangos në banesën e tij në Tiranë.