Celebrities Live From Tirana

I mbështet, i gjykon apo i këshillon?! Balina Bodinaku ka disa fjalë për opinionistët e këtij edicioni të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Balina Bodinaku. Balina ka qenë një nga opinonistet e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”. Edhe pse këtë edicion ajo nuk është më në rolin e opinonistes, shpesh shprehet në rrjetet e saj sociale duke dhënë mendimin mbi banorët e këtij viti. Shumë pak ka mbetur nga finalja e madhe, kë sheh Balina fitues të këtij edicioni? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link.

Duke marrë shkas nga lufta e ‘ftohtë’ që ka nisur mes opinionistëve të “BBV” dhe banorëve, si mendon Balina, sa e shëndetshme është të japësh 100% opinionin tënd?

Është gjëja më e shëndetshme. Presioni i oponionistëve është shumë i madh, ai kolltuk nuk është i lehtë, përveç banorëve ke edhe tifozerinë e tyre perballë. Unë vitin e kaluar isha e vetme në sulme, e ndjeva veten vetëm, të pambështetur. E vetmja gjë që të bën të ndjehesh mirë dhe të jesh indiferente është të jesh në paqe me atë që thua. Nëse ke thënë atë që ti beson, atëherë çdo gjë është e përballueshme. Nuk është mirë të mbash mbi supe një kosto të madhe duke dhënë mendimin e dikujt tjetër. Ke miliona njerëz që do të thotë miliona mendje dhe është e pamundur të bësh miliona persona një mendje. Në momentin që mban një qëndrim normale që do jesh i njëanshëm.

Si e gjykon Balina histerinë kolektive të komentuesve ndaj opinionistëve?

Histeria kolektive është e dukshme sepse janë të ekspozuar, siç është edhe Arbana gjithashtu. Histeria dhe fjalori i dhunës është kudo, më i përhapur se kurrë. Ky “BBV” në njëfarë mënyre krijoi një Frankeshtajn, një qënie që doli jashtë kontrollit ku mendimi i individit nuk ka më vlerë. Arbri këtë muajin e fundit ka qenë snajper, shumë ndryshe nga Arbri më parë, ndoshta ka qenë zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë që bëri në një situatë kaq dramatike sa i përket vështirësisë në dhënien e opinionit. Forma që ka zgjedhur Arbri në këto primet e fundit është një mënyrë për të mbajtur një peshore, për të reduktuar pak mllefin, dhunën dhe histerinë. Zhaku nga ana tjetër është e lodhur, edhe Arbri gjithashtu edhe pse ka bërë këtë gjetjen me humor dhe batutë. Situata është apsurde, mënyra si menaxhohet është diçka tjetër. Ka arritur në një pikë loja që banorët nuk kanë më çfarë japin. Banorët që dolën jashtë janë të armatosur me informacione, për këtë arsye ka edhe shpesh debate. Nëse do të bëja një kritikë do të ishte mënyra pak personale që janë zhvilluar këto debate. Unë refuzoj të komentoj se çfarë thotë njëri apo tjetri. Forma bën diferencën. Zhaku i ka trajtuar pak si personale dhe përfshirja e saj ka krijuar opinione që ka diçka mes saj dhe lojtarëve por që nuk e besoj.