Një 29-vjeçar u ndalua nga policia, pasi dyshohet të jetë autori i zjarrit të madh në Mirditë, ku u dogjën rreth 8 ha pyje. Policia arrestoi shtetasin Edmond Marku, banues në Mirditë, pasi në fshatin Thirrë ndezi zjarr në një parcelë me qëllim hapjen e kullotave të reja. Për shkak të favorizimit nga kushtet atmosferike, zjarri është përhapur duke djegur rreth 8 ha siperfaqe pyjore.