Bota

I veshur si Superman, Trump nuk i ndalon lavdërimet për veten në postimin e tij të fundit!

Presidenti amerikan, Donald Trump “shfrytëzoi” premierën botërore të sotme të filmit të ri të James Gunn “Superman”.

Presidenti amerikan, në një tjetër postim vetë-admirues në llogaritë e tij në mediat sociale, është veshur si… Superman dhe e përshkruan presidencën e tij si një “Simbol të Shpresës” të karakterizuar nga “e vërteta, drejtësia, mënyra amerikane”.

Edhe pse administrata e tij ka kaluar disa trazira që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti nuk harron në asnjë moment që të lavdërojë veten dhe administratën e tij për arritjet e këtyre 5 muajve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The White House (@whitehouse)

Kujtojmë se filmi më i shumëpritur i verës: “SUPERMAN”, nën regjinë e James Gunn, ka mbërritur në Cineplexx!

Ky është kapitulli i parë i Universit të ri Kinematografik të DC, dhe vjen me një qasje të re, njerëzore dhe të thellë për një nga heronjtë më ikonikë të të gjitha kohërave. Regjisori James Gunn, i njohur për suksesin e tij në krijimin e historive komplekse dhe emocionuese, i jep Superman-it një përmasë të re që preket dhe emocionon.

Premiera zyrtare zhvillohet më 10 korrik, ora 21:00, në Cineplexx – në ekranin më të madh në Shqipëri! Një përjetim që nuk duhet humbur nga asnjë adhurues i filmave me superheronj.

Filmi është shfaqur deri tani vetëm në disa premiera të zgjedhura ekskluzive në botë, ku ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga kritika dhe publiku. Reagimet flasin për një rikthim madhështor të Superman-it dhe një fillim të fuqishëm për të gjithë universin DC.