Showbiz

“Ik kthehu në Amerikë”, moderatori kritika të ashpra kundrejt Meghan Markle

Duket se çdo gjë që Meghan Markle bën, ndikon drejtpërdrejtë në humorin e moderatorit Piers Morgan.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, “Good Morning Britain” nuk i ka kursyer aspak kritikat kundrejt Dukeshës së Sussex pasi kjo e fundit nuk ka dashur të fotografohet në një ndeshje tenisi.

Meghan vendosi të shfaqej në Court 1 për të parë ndeshjen e mikeshës së saj Serena Williams ku i ka kërkuar sigurimit të ndalonin njerëzit që të mos i bënin foto.

Këtë veprim Morgan e ka konsideruar si një hipokrizi pasi Meghan është figurë publike dhe nuk mund t’i shmangë paparacët.

“Ik kthehu në Amerikë nëse dëshiron të jesh njeri i thjeshtë dhe të mos fotografohesh” ,-ka thënë ai gjatë emisionit të tij duke shkaktuar shumë polemika në media.