Celebrities Gossip Showbiz

Pushime mes emocionesh! Harry dhe Meghan çojnë Archie-n e Lilibet te…

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë disa momente të veçanta nga pushimet e tyre verore në Evropë, por ajo që ka prekur më shumë publikun është vizita e tyre në Althorp, shtëpinë e fëmijërisë së Princeshës Diana.

Sipas revistës People, Duka dhe Dukesha e Sussex-it qëndruan në pronën historike në Northamptonshire së bashku me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, duke u dhënë atyre mundësinë të vizitonin vendin ku prehet gjyshja e tyre e ndjerë.

Në fotografitë e publikuara nga Meghan Markle në Instagram, Lilibet shihet duke ecur përgjatë rrugës ikonike me pemë që të çon drejt ishullit privat në liqenin ku është varrosur Princesha Diana. Pak më përpara ecin Harry dhe Archie, të cilët mbajnë buqeta me lule për t’i vendosur pranë varrit dhe memorialit kushtuar Dianës, shkruan Daily Mail.

Një tjetër fotografi tregon Meghan duke pushuar në një shezlong pranë Earl Spencer dhe bashkëshortes së tij, Dr. Cat Jarman. Në pamje shfaqet edhe qeni i saj i adoptuar, Mamma Mia, i cili duket se i ka shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit.

Sipas People, vizita kishte një domethënie të veçantë për Harry-n, pasi dëshironte që Archie dhe Lilibet të njiheshin me vendin që lidhet ngushtë me kujtimin e Princeshës Diana, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.

Fotot, të shoqëruara me mbishkrimin “Pushime Verore”, përfshijnë edhe momente nga Portugalia, ku familja kaloi disa ditë mes plazheve, pishinave dhe darkave në restorante lokale përpara se Harry të udhëtonte drejt Britanisë.

Një imazh tjetër ka ngjallur spekulime se çifti mund të ketë vizituar edhe Skocinë, pasi peizazhi i publikuar i ngjan zonës së liqenit Glascarnoch në Highlands.

Megjithatë, nuk janë publikuar fotografi që të tregojnë një takim mes Harry-t dhe Meghan-it me Mbretin Charles apo Mbretëreshën Camilla gjatë kësaj vizite.

Harry kishte shpresuar që Meghan dhe fëmijët t’i bashkoheshin që në fillim të udhëtimit të tij pesëditor në Britani, i cili ishte i fokusuar te aktivitetet e Invictus Games dhe angazhimet bamirëse. Megjithatë, ai udhëtoi fillimisht i vetëm, ndërsa Meghan mbërriti më vonë me Archie-n dhe Lilibet-in, duke shmangur ekspozimin publik për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë.

Sipas një miku të afërt të çiftit, Meghan e përjetoi me zhgënjim javën në Britani, veçanërisht pas zhvillimeve që përfshinë edhe anulimin e një ftese për të qëndruar në Pallatin Buckingham, situatë që, sipas burimit, e la atë të ndjehej “e poshtëruar” dhe e trishtuar.