Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ilnisa Agolli: “Në platformën ku punojmë ka liri, por ka dhe pranga dhe kur këto ndodhin…”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë Ilnisa Agolli. Moderatorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top Albania Radio. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për eksperiencat e saj përgjatë viteve për eksperiencat e projekteve në televizion dhe ka treguar se çfarë do të sjellë shumë shpejt.

Ka pasur Ilnisa ndonjë rast në emisionin e saj që ka menduar se personazhi që ka ftuar do të jepte më shumë, ka pasur shumë pritshmëri por ka pasur ngecje dhe nuk ka shkuar ashtu siç ajo e kishte menduar?

Nuk e kemi arritur akoma këtë lirinë maksimale që unë të bëj atë ç’ka unë dua të bëj në fakt. Qoftë për kushtet që mund të ketë platforma ku ne punojmë, qoftë për kushtet që ai tjetri ka në platformën ku punon pra liri ka por ka edhe pranga dhe kur këto të dyja ndodhin ka një lloj ekuilibri. E rëndësishme është që po shkojmë në rrugën e infinitit dhe deri diku kanë qenë të gjithë të lirë dhe nuk kanë refuzuar. Unë nuk kam dashur t’i ngarkoj për sa kohë që dalëngadalë Shqipëria do të shkojë atje ku edhe duhet, jemi në një rrugë të mirë.