Ina Kollçaku ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin.
Në disa postime të ëmbla, ajo është shfaqur e buzëqeshur dhe e lumtur pranë të dashurit, duke zbuluar një anë më personale të jetës së saj.
Reagimet nga publiku kanë qenë të menjëhershme dhe shumë pozitive.
Fansat kanë vërshuar me pëlqime dhe komente mbështetëse, duke shprehur gëzimin për këtë hap të ri të moderatores.
Edhe pse Ina nuk ka dhënë ende shumë detaje për lidhjen, ndjekësit janë gjithnjë e më kuriozë të mësojnë më shumë rreth partnerit të saj misterioz.