E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ina Kollçaku. Ajo ka treguar më shumë mbi mendimin e saj për banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe situatat e ndodhura së fundmi në shtëpi…
A do të dilje ndonjëherë me ndonjë mashkull si Jozi?
Kurrë. Asnjëherë. Nuk ka nevojë për arsye. Është totalisht i papranueshëm. Nëse do e refuzoja dhe do të tentonte përsëri, do ta denoncoja.
Edhe meshkujt janë ndierë të ofenduar nga veprimet e Jozit. Për mua ai është një njeri shumë i rrezikshëm për shoqërinë.