Bota

Indi, rëndohet bilanci i viktimave të stuhive të rërës

Në Indinë Veriore, rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e stuhive të rërës. Tashmë, raportohen 125 të vdekur në shtetet Utar Pradesh e Raxhastan. Erëra të forta dhe rrufe kanë shkatërruar shumë fshatra, ndërsa raportohen qindra të plagosur. Në Indinë Veriore, këto janë stuhitë më shkatërrimtare të rërës, në 20 vitet e fundit.