Banka Botërore i akordon Shqipërisë një fond prej 50 mln dollarësh për ndërhyrjet në rrugët rajonale e lokale. Programi për vitin e parë parashikon rehabilitimin e rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. Sipas Bankës Botërore, gjendja jo e mirë e rrugëve rurale pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor.