Mbrojtësi spanjoll Inigo Martinez është bashkuar zyrtarisht me klubin arab Al-Nassr, duke filluar një kapitull të ri në karrierën e tij sportive.
Ai shprehu gëzim dhe motivim të madh për këtë përvojë të re dhe dëshirën për t’u integruar me shokët e skuadrës.
Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj punën me ekipin. Kjo është një sfidë emocionuese dhe jam plot motivim për të dhënë më të mirën
Ai shtoi se Al-Nassr është një ekip ambicioz që aspiron të fitojë gjithçka dhe ai është gati të kontribuojë, të mësojë dhe të përfitojë nga kjo eksperiencë.
Mbrojtësi zbuloi se vendimi për t’u bashkuar me klubin erdhi pasi bisedoi me disa lojtarë që e kanë përjetuar atmosferën pozitive në klub, duke e bindur për këtë hap.
Duke folur për jetën në Riad, Martinez tha se e njeh vendin dhe ndihet rehat pas tri vizitave për Superkupën, ndërsa shprehu entuziazmin për të njohur më mirë qytetin dhe për t’u përshtatur me jetën e re.
Ky është një kapitull i ri për mua dhe familjen time. Angazhimi im do të jetë maksimal dhe shpresoj të jem në nivelin e duhur
-përfundoi ai.
Inigo Martinez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 dhe do të luajë në një skuadër yjesh, ku përfshihen edhe Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix.