Aludohet se në Shtetet e Bashkuara, Instagram po teston një opsion të ri që lejon përdoruesit të blejnë produkte direkt nga ky rrjet social.
Tashmë që produktet mund t’i bashkangjiten fotove nëpërmjet ‘tag’ pse të mos jepet edhe mundësia për t’i blerë ato direkt.
Instagram do të bashkëpunojë me marka të njohura si Kylie Jenner, Adidas, H&M e rreth 20 marka të tjera ku njerëzit mund të blejnë produktet e tyre të preferuara.
Përdoruesit do të mund t’i blejnë produktet e tyre nëpërmjet kartave Visa, American Express, Paypal apo Mastercard.