Viti 2017 shënoi një zhvillim negativ në drejtim të diferencës së pagave mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Pas drejtuesve, profesioni i dytë më i paguar tek femrat, është ai i “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”.