Në vitin 132 të erës sonë, Zhang Heng, një studiues nga Kina, i paraqiti oborrit të mbretit Han sizmoskopin e parë në botë. Rindërtimet që i janë bërë sot kësaj pajisjeje i masin tërmetet me saktësi të lartë.
Në secilën prej kokave të dragoit është vendosur një zar metalik. Poshtë secilës kokë dragoi ndodhet një bretkosë e gdhendur, me gojën hapur. Sapo bie tërmet, lavjerrësi me peshë që ndodhet brenda lëviz. Lëvizja e tij shtyn kokat e dragoit, të cilat përkulen dhe bëjnë që të bjerë sfera e të pritet nga bretkosa poshtë.
Instrumenti aktivizohet edhe me dridhje shumë të vogla, dhe mund të dallojë fuqinë dhe drejtimin e tërmetit, duke gjykuar se cila kokë dragoi e ka lëshuar sferën.
Sot, sizmologët kanë teknologjinë përkrah dhe matjet bëhen me mënyra të ndryshme. Një nga metodat më të fundit është përdorimi i fibrave optike. Megjithatë, të gjitha këto matje bëhen gjatë kohës që bie tërmeti, dhe rezultatet jepen pas. Për të bërë llogaritje përpara se të bjerë tërmeti është ende e pamundur.