Design

Inxhinieri shpallet fitues i garës “shtëpizat e kopshtit”!

Mike Robinson, një inxhinier nga jugu i Londrës, është shpallur fitues i garës “shtëpizat e kopshtit”. Bëhet fjalë për njeriun që krijoi ndërtesën prej druri që shërben si depo për veglat e kopshtit, por edhe si një hapësirë e qetë për pushim. Robinson ndërtoi vetë strehën, duke fituar vlerësime për kursimin e hapësirës dhe përdorimin e teknikave moderne si printimi 3D për disa elemente. Juria e quajti punën e tij “një kryevepër të mjeshtërisë dhe dizajnit praktik”, edhe pse nuk ka pamjen e jashtme të spikatur si disa fitues të mëparshëm.

Robinson mori edhe shpërblimin prej 1,000 £ për fitoren. Sipas organizatorëve, kjo hyrje e solli konkursin sërish tek rrënjët e tij, duke vlerësuar thjeshtësinë dhe punën e bërë me dorë.