Mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ka qenë regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri…
Si po të duket loja e Aldos?
Më duket lojë interesante ajo që po bën. Por do doja të mos ishte kaq i qetë, të ishte pak më agresiv në debate dhe kërkesë llogarie kur akuzohet për diçka, apo kur fyhet. Nuk është tip që luan, është shumë i vërtetë, edhe në filmat që bën, mundohet të jetë sa më i vërtetë.
Cilat janë disa cilësi të Aldos që nuk ka arritur të shfaqë?
Është një lider shumë i mirë. Ao është regjisor, një njeri që ka një staf prej 40-50 njerëzish që kthejnë sytë vetëm nga ai. Ka aftësinë për të qenë një ndërmjetës shumë i mirë, ka tentuar të vendosë paqe në shumë situata aty në shtëpi. Është një dëgjues shumë i mirë, mund të të japë këshilla shumë të ftohta.
Aldo ka karakteristika të karakterit të tij shumë të ngjashme me mua. E kuptoj që po stepet që të mos krijojë shoqëri aty brenda, sepse do vijë një pikë që duhet t’i nominojë e t’i hedhë poshtë për lojën.
Si e sheh vendimin e tij pë të çuar në nominim të përhershëm Gertën, ka krijuar një armike brenda shtëpisë?
Nuk mendoj që Aldo e ka bërë armike, edhe Gerta e ka kuptuar që ajo është një dhuratë. E ka faktorizuar edhe më shumë, është një shtysë për të që të mos ndalojë. Për armik mendoj Bernardi, pa pasur arsye.
Aldo njihet pak me Eglin jashtë BBV, si të duket loaj e saj?
Është vajzë shumë e mirë, por nuk do e gjykoj për karakterin e saj por në lojë. Ditët e fundit nuk më ka pëlqyer. Ndrushoi lojën kur Gjesti hyri në shtëpi. Më pëlqente më shumë loja që bënte më parë. Ajo që nuk më ka pëlqyer është mosrakordimi i Eglit me mendimet e saj për Aldon.
I ke dhënë ndonjë këshillë Aldos para se të hynte në BBV?
Në momentin kur ishte opsioni që ai të hynte në shtëpi, bënim telefonata gati 2 orë bashkë, diskutonim skenaret që mund të ndodhnin. Kam qenë gjithmonë pro. Aldo ka pasur dëshirë që të futet që para 10 vitesh në formatin e zakonshëm, ka shkuar deri në disa faza pranimi. Isha shumë pro që ta bënte.
Nëse do kishe mundësi që t’i komunikoje diçka, çfarë do i thoje?
Do i thoja që të vazhdonte të luante vetëm dhe të kishte një qëndrim më të fortë në lojë.