Showbiz

Ish modelja e “Vogue” dikur milionere, sot e pastrehë

Një ish modele e revistës prestigjose “Vogue” ka shokuar me intervistën e saj për “The Sun”.

Nastasia Urbano një prej modeleve më të famshme të viteve ’80 sot gjendet e pastrehë rrugëve të Barcelonës.

Gjatë karrierës së saj ajo fitonte mbi 1 milion dollarë në vit në vetëm 20 ditë punë përgjatë gjithë vitit. Sakaq, në intervistën e saj u shpreh se nuk ka asnjë kacidhë megjithëse dikur jetone si një mbretëreshë.

57-vjeçarja rrëfeu historinë tronditëse se si ish bashkëshorti i saj i’a kishte marrë të gjithë pasurinë për të blerë automjete të shtrenjta dhe sende të tjera luksoze.

“Isha shumë e dashuruar, nëse ai më kërkonte diçka unë isha e gatshme për t’ja dhënë. Tani nuk jam në gjende të jetoj, por vetëm të mbijetoj duke kërkuar para për ushqim” ,-tha ish modelja e cila gjithashtu është në depresion.

Ajo e përfundoi intervistën duke theksuar se dëshiron vetëm që të shohë fëmijët e saj shëndoshë e mirë dhe ata të jenë krenare me të.

Menjëherë pas kësaj interviste, ish kolegët e saj të cilët nuk ishin në dijeni të kësaj situate por dhe njerëz të tjerë kanë filluar nisma për të ndihmuar Nastasinë.

Përgjatë viteve ’80 ajo ishte një ndër modelet e para e cila pozoi për kopertinën e revistës “Vogue”. Ka qenë mikeshë e mirë me yje si Jack Nicholson, Madonna, Sean Penn apo David Keith.

Në vitin 1981 karriera e saj kapi majat pasi punoi si imazhi i markave “Revlon” dhe “Yves Saint Laurent”.