Aktualitet

Itali, 7 shqiptarë në pranga për trafik droge me avionë

Kryenin trafik droge me avionë nga Shqipëria, arrestohen 7 shqiptarë në Itali. Nën drejtimin e Prokurorisë së Bolognas, sot u zhvillua një operacion i karabinierëve të Ricciones në Rimini. Në shënjestër ishte një grup kriminal shqiptar, aktiv në trafikimin e lëndëve narkotike. Siç dokumentohet nga hetimet e autoriteteve italiane, droga dërgohej drejt shtetit fqinj me një avion të vogël që nisej nga brigjet tona. Njoftohet se Policia sekuestroi sasi të konsiderueshme kokaine, marijuane dhe hashashi.