Bota

Itali, partitë politike afat deri të hënën për krijimin e qeverisë

Dy muaj pas zgjedhjeve të cilat çuan në një ngërç politik, Presidenti italian Sergio Mattarella do t’i japë një shans të fundit partive politike për të krijuar një qeveri. Teksa dy raundet e para të negociatave mes palëve dështuan, partitë kanë kohë deri të hënën për të gjetur gjuhën e përbashkët. Përndryshe, Presidenti do të vendosë për hapin që do të ndiqet në vijim, me gjasa një qeveri teknike.