Mafia shqiptare dominon në shtetin apenin. Ministrja e Brendshme italiane prezantoi raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në vend.Luciana Lamorgese deklaroi se grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja në Itali. Gjithashtu sipas raportit, Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt Evropës Perëndimore.