Bota

Izraeli paralajmëron palestinezët për protestën e nesërme

Ushtria izraelite thotë se ka lëshuar disa fletushka rreth Rripit të Gazës, duke paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg kufirit me Izraelin, gjatë një proteste masive që pritet të mbahet nesër. Më shumë se 114 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, si pasojë e protestave të palestinezëve javët e fundit. Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës ndaj protestuesve të paarmatosur.