Bota

Izraeli paralajmëron Sirinë: Gati të ndërhyjmë po shkelët marrëveshjen 44-vjeçare!

Ministri izraelit për Sigurinë Publike paralajmëroi Sirinë se Izraeli mund të sulmojë forcat siriane nëse do të vendoseshin në një zonë kufitare, duke shkelur sipas tij një marrëveshje 44-vjeçare të çmilitarizimit të OKB-së. Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme, bëri thirrje për ruajtjen e një armëpushimi izraelit-sirian të vendosur në vitin e largët 1974.