Çifti i reperave Loredana dhe Mozzik prej pak kohësh mendohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Ata thuajse nuk shfaqen me njëri-tjetrin në evente dhe rrjete sociale dhe sa i përket këtyre të fundit nuk promovojnë as projektet e reja të njëri-tjetrit.
Mozzik nuk ka bërë asnjë urim për Loredanën në ditëlindjen e saj dhe kjo e fundit u sigurua që t’ja kthejë nderin.
Ajo çfarë vërehet së fundmi është se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Sipas fansave dhe publikut, kjo vulos më së miri faktin se Loredana dhe Mozzik janë ndarë.
Kujtojmë se ish-çifti janë edhe prindër të një vogëlusheje të quajtur Hanna.