Celebrities Gossip Showbiz

“Jam takuar me babain e Jurgenës…”, Luiz Ejlli sqaron si qëndron e vërteta e Instagramit të tij!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për mbylljen e Instagramit me më shumë se 700 mijë ndjekës, e hapur nën emrin e tij. Ai tregoi se është takuar me babain e vajzës, e cila e menaxhonte këtë adresë, e njohur me emrin Jurgena.

Jam takuar me babain e Jurgenës. Më tha që familja e tij se ka merituar këtë vrer nga lloj-lloj njerëzish. Dhe më ka ardhur shumë keq. E thashë dhe më herët që në vend të isha i gezuar, jam me lot në sy. Nuk është gjithçka fama. Përfitimet monetare nga ajo llogari janë të jgitha të dokumentuara me fatura, janë të jgitha aty. Janë hapur qindra adresa me emrin tim. Unë një adresë në Instagram kam, asnjë rrjet social tjetër. E përdor unë, askush tjetër. Mesazhet, postimet i bëj unë. Të tjerët nuk e di, s’kam asnjë lidhje.

Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për përkrahjen e tij për  kandidatin socialist për kryetar bashkie në Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi mandatin, por pas rezultatit diksutimi që lindi ishte se sa kishte ndikuar mbështetja e Luizit për këtë kandidat.