Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare e hera-herës të dendura, të cilat pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e kryesisht lokale, përgjatë Ultësirës Perëndimore, si dhe në relievet malore. Në majat e maleve ka flokë bore.
Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes në zonat luginore. Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi 6 m/sek, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës deri në 12 m/sek, me valëzimin në dete 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/14
Diell re
Kukës
3/5
Diell re
Lezhë
8/14
Diell re
Dibër
1/8
Diell re
Durrës
7/18
Diell re
Tiranë
8/18
Diell re
Elbasan
6/18
Diell re
Berat
6/18
Diell re
Vlorë
11/16
Diell re
Korçë
2/8
Diell re
Gjirokastër
7/17
Diell re
Sarandë
10/17
Diell re