Aktualitet

Termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë Celsius, parashikimi i moti për fundjavën dhe javën që vjen

Masat ajrore të ftohta dhe lagështa që ishin në vend gjatë ditës së sotme do të zëvendësohen nga masa ajrore të nxehta, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme.

Gjatë fundjavës dhe javës që vjen, mesdita do të jetë kryesisht me diell, me rritje të temperaturave gjatë mesditës. Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën temperaturat mund të arrijnë deri në 34-35°C në fushat termike.

Era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare 7-14 m/s, duke krijuar kushtet e nevojshme për një mot të nxehtë dhe të kthjellët.