Sport

Jelekë dhe xhaketa hi-tech, xhel special/ Shpikjet e Spanjës për të luftuar motin e nxehtë

Nuk ka asnjë dyshim që një prej të panjohurat më të mëdha të këtij botërori është impakti i klimës mbi ndeshjet. Moti i nxehtë dhe lagështia janë kryesoret, por edhe stuhitë e paprituara dhe rrufetë që nëse ndodhin në prag të ndeshjeve mund të sjellin pezullimin e tyre të menjëhershme.

Edhe Kupa e Botës e 1994 e zhvilluar pikërisht në tokën amerikane u kushtëzua nga temperaturat ku më në vështirësi ishin skuadrat që ishin në zonën lindore se ato në zonën perëndimore në SHBA. Por në këto 22 vjet, shkenca dhe teknologjia kanë ecur përpara me një shpejtësi të dukshme  dhe mbështetja për futbollistët është krejtësisht ndryshe në çdo aspekt: mbrojtjen, ushqimin, hidratimin, teknikat e rikuperimit, por edhe në…veshje.

Fanelat e skuadrave kombëtare, ashtu sikurse edhe në klube, janë të përbëra gjithnjë e më shumë me materiale të lehta dhe që lejojnë ajrosjen. Objektifvi është reduktimi i ndjesisë së vapës dhe djersës në trup. Futbollistët ndihmohen gjatë ndeshjes, por edhe gjatë seancave stërvitore ku punojnë shumë nën temperaturat e larta

Spanja i është drejtuar sponsorit teknik që ka ideuar sistemin Climacool, një veshje speciale që ndihmon skuadrën që të përballojë motin e nxehtë ose që të frenojë efektet negative. Yamal dhe të tjerët mund të shfrytëzojnë një teknologji shumë të avancuar. Sistemi Climacool është i përbërë nga 3 elementë; një jelek special, një xhaketë izolant dhe mbrojtëse këpucësh freskuese.

Brenda jelekut ka një xhel special që përpara përdorimit vihet në ngrirje dhe më pas shkrin ngadalë në mënyrë që të ndihmëojë trupin e futbollistëve. Gjatë ndeshjes ajo mund të përdoret në momentin e pauzës së hidratimit dhe në pushimin mes pjesëve. Xhaketa izolant shërben për të ruajtur ndjesinë e freskisë së gjeneruar nga jeleku.

Dhe në fund, këmbët që  janë shumë të rëndësishme për futbollistët. Mbrojtësja e këpucëve ka për qëllim të ndalojë mbinxehjen dhe fryrjen e këmbëve, ku temperatutra mund të reduktohet me 2 gradë në 7 minuta duke shkfrytëzuar xhelin special dhe duke ndihmuar futbollistin që të ndihet më mirë me topin.