Partia Socialiste po mban takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë për deputetë të PS në këtë qark, mbi ‘Yllin e Bashkimit Europian”, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për Shqipërinë në BE brenda 2030.
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shenjtë, shqiptarë dhe shqiptare, pa dallim feje, krahine, ideje, kudo ku jeni në Shqipëri, Europë dhe gjetkë nëpër botë, vëllezër dhe motra socialiste dhe progresistë të Shqipërisë. Unë jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës sonë jo thjesht në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjeçar në ngjitjen lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së bashkuar. Nuk ka rastësi në faktin që ne sot jemi këtu më 9 maj, në Ditën e Europës, për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur aty me njëri-tjetrin marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë në BE”,-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën dhe Chris LaCivitën.
“Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, ka qenë i qetë pozitiv s’ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore përveç grumbujve me leshterikë të kënetës nëpër sheshe apo grushtave dhe shkelmave madhëhstorë të tyre mes veti. Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Bashës, kur në 2017 përhapte dritën e republikës së re. Këtë herë në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë verdhë, si këngëtar në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelen e Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit ’36 me Latifin që të përhapte tymin madhështor të magjisë që do na shkatërronte të gjithëve ne dhe me syrin e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos.”, tha Rama.
Rama ‘zbërtheu’ projeksionet për 78 mandate më 11 maj
Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vitesh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën, se dhe Formula 1 do ta SJELLIM në Elbasan, pasardhësi i Luciano “fake” Pavarotit, Ludovik bej Alizoti, atëherë edhe një plus në Elbasan hyjnë pa asnjë zor të minimumin tonë të 11 majit.
Nëse fierakët nuk do ia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i gjanëzës, Gazi nuk ka asnjë shans që të ndalojë mandatin e 10-të të kthyer.
Në Berat, Korçë, Gjirokastër, nuk i lëviz topi mandatet tona, në Vlorë jo e jo, ku mund dhe t’a marim të 9-in, por prapë i 9-ti i Vlorës s’na hyn te minimumi, se minimumet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të 4 plus që na çon në 78 minimumi, ne do ta marrim në dorë”,-tha Rama.