Kanë kaluar 15 vite që nga sezoni i fundit i serialit më të famshëm të të gjitha kohërave dhe plot 25 vite kur 6 miqtë janë mbledhur për nisur xhirimet e tij.
Aktorja e famshme Jennifer Aniston ditën e djeshme u shfaq për herë të parë në Instagram teksa miqtë e kishin bindur që të hapte një llogari dhe fotoja që postoi theu menjëherë rrjetin.
50-vjeçarja bëri një ‘selfie’ me të gjithë aktorët e “Friends” që ishin mbledhur në shtëpinë e saj dhe duhet theksuar se kishim kaq shumë kohë pa i parë të gjithë bashkë.
Faqja e aktores u vizitua menjëherë nga mijëra përdorues të këtij rrjeti social saqë llogaria e saj u bllokua nga klikimet e shumta por fotoja kaq e dashur, u bë virale duke u shpërndarë nga të gjithë.
Publiku vazhdon të jetë i dashuruar pas “Friends” dhe tashmë të gjithë kemi të njejtën pyetje në mendje – A do të ribashkohen ata qoftë edhe për 1 seri të vetme?!