Showbiz

Jennifer Lopez merr propozimin e shumëpritur

Ditën e djeshme, këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez i ka thënë ‘po’ propozimit të partnerit të saj për martesë.

Dyshja të cilët ndodhen me pushime në Bahamas janë shprehur se më fund e kanë gjetur shpirtin binjak. Të dy ata kanë postuar në rrjetet sociale foton ku shfaqet unaza gjigante e diamantit.

Siç duket edhe nga pamja në foto, Alex i ka propozuar Jennifer në plazh për tu bërë gruaja e tij dhe kjo e fundit nuk ka hezituar aspak për t’i dhënë përgjigje.

Në një intervistë të dhënë javë më parë ai rrëfeu se shumë shpejt do t’i propozonte për martesë Lopez, por do ta bënte pyetjen e madhe krejtësisht në privatësi por në mënyrën më të bukur për të.