Gossip

Jesse Eisenberg dhuron një nga veshkat e tij për një të panjohur: “Është një vendim i thjeshtë”

Aktori i njohur Jesse Eisenberg, i dashur për publikun nga rolet në filmat “The Social Network” dhe “Now You See Me”, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm që po frymëzon shumë njerëz në mbarë botën.

Ai ka zbuluar se do të dhurojë një nga veshkat e tij për një person të panjohur, një veprim që e quan “një vendim i thjeshtë”.

Në një intervistë për emisionin “Today”, Eisenberg u shpreh se procesi i dhurimit do të ndodhë pas gjashtë javësh dhe se bëhet fjalë për një dhurim plotësisht altruist.

Në fakt, do ta dhuroj veshkën time pas gjashtë javësh… është një dhurim altruist. Jam shumë i emocionuar ta bëj këtë

-tha aktori.

Eisenberg shpjegoi se ky lloj dhurimi nënkupton t’i japësh një organ një personi që nuk e njeh, vetëm për ta ndihmuar të mbijetojë.

Sipas tij, procesi është “pa rrezik serioz dhe i domosdoshëm”, ndërsa shumë njerëz nuk e kuptojnë sa thellësisht mund të ndryshojnë jetën e dikujt me një gjest të tillë.

Mendoj se njerëzit do ta kuptojnë që është një vendim i thjeshtë, nëse ke kohën dhe dëshirën për ta bërë

-shtoi ai.

Sipas të dhënave të HRSA, aktualisht në Shtetet e Bashkuara rreth 90,000 persona janë në pritje për një transplant veshke, gjë që e bën aktin e Eisenberg edhe më domethënës dhe frymëzues.

Një gjest bujar që dëshmon se njerëzimi ende ka zemër.