Aktori i famshëm Johnny Depp duket se është drejt zyrtarizimit të lidhjes së tij me balerinën ruse.
Burime pranë aktorit hollivudian thonë se ai dhe Polina, balerina 20-vjeçare, kanë rreth 1 vit që shoqërohen me njëri-tjetrin dhe tashmë janë gati për hapin e radhës.
Ata bashkëjetojnë ndërkohë që Depp e shoqëron partneren e tij në çdo provë baleti që ajo ka. Së bashku kanë udhëtuar botën madje së fundmi janë fotografuar duke dalë nga një hotel në Beograd.
I njejti burim shton se çifti janë gati të shkojnë drejt altarit por dasma e tyre do të mbetet sekrete.