Populli jordanez duket se ia doli ta tërheqë Qeverinë nga projektligji i Tatimit mbi të Ardhurat për rritjen e taksave me të paktën 5% individëve të punësuar dhe nga 20 në 40%, kompanive. Gjithashtu, Amani zyrtar njoftoi rritje të çmimeve, sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por, protestat masive i kushtuan detyrën Kryeministrit, ndërsa pasardhësi i tij, Omar Razzaz njoftoi se u arrit marrëveshje për të tërhequr draftin.