Sport

Jose Mourinho jep parashikimet e tij për Botërorin

Kur duhet edhe një javë nga fillimi i Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik, ju sjellim parashikimet e trajnerit portugez Jose Mourinho. Në rolin e komentatorit të evenimentit futbollistik, thotë se gjysmëfinalet do të diskutoheshin mes Portugalisë apo Francës kundër Brazilit ose Anglisë, si dhe Spanjës apo Argjentinës kundër Gjermanisë ose Belgjikës. Në finale Murinjo, parashikon një supersfidë, Brazil-Argjentinë, ose Francë-Gjermani.