Këngëtari i famshëm Justin Bieber vetëm pak orë më parë ka ndarë një lajm të trishtë me fansat e tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale 25-vjeçari bëri të ditur se do të shkëputet për pak kohë nga muzika.
Së fundmi ai është shprehur i hapur për problemet e tij shëndetësore dhe depresionin dhe mendon se ka nevojë për kohë që të përmirësohet dhe të fokusohet tek vetja, familja dhe martesa e tij.
Vetëm në javët e fundit Justin është shtruar 2 herë në një qendër rehabilitimi në Kanada ndërkohë që kjo gjë ka qenë shumë e vështirë edhe për bashkëshorten e tij Hailey Bieber.
“Unë e di që ju të gjithë prsini një album të ri nga unë. Por ky nuk është momenti i duhur. Do të rikthehem kur të mund të rregulloj të gjitha problemet e mia” ,-tha ai ndër të tjera në postimin e tij të gjatë.