Showbiz

Justin Bieber mbron muzikën e Chris Brown nga kritikët

Këngëtari kanadez Justin Bieber ka bërë një postim në rrjetin social Instagram që ka marrë komente të shumta.

Ai ka krahasuar talentin e Chris Brown me atë të Michael Jackson dhe 2Pac ndërkohë qe ka postuar 3 foto të tyre me vështrim nga qielli.

“Ekuacioni legjendar. Të gjithë duan të presin derisa një artist të vdesë që të marrë atë çka meriton. Po e them tani që kur Chris Brown të largohet nga kjo botë pas një jete të gjatë e të lumtur do t’ju mungojë ajo çfarë ai kishte për të ofruar” ,-shkroi 25-vjçari në përshkrimin e fotos duke transmetuar një mesazh të fortë tek ndjekësit e tij se si duhet ta vlerësojnë një artist.