Ai tha se do të shkëputej përkohësisht nga muzika por duket se nuk mund të qëndrojë larg asaj që do më shumë.
Teksa është shfaqur në festivalin e Ariana Grande në “Coachella” pak ditë më parë, këngëtari kanadez zbuloi se shumë shpejt do të lançojë albumin e tij të 4-t muzikor dhe të gjithë e presin me padurim.
Ditën e djeshme 25-vjeçari gjithashtu bëri të ditur se projekti i tij më i ri muzikor do të publikohet së shpejti.
Në rrjetet sociale të Bieber, ai ka postuar një foto ku shfaqet pranë një ekrani jeshil duke e shoqëruar postimin me nr ’10’. Ky numër mund të jetë muaji i publikimit, data apo edhe vetë emri i këngës pasi Justin nuk ka zbuluar detaje të tjera.
E vetmja gjë që është e sigurt është fakti se kjo prurje do të vijë në bashkëpunim me britanikun Ed Sheeran, pasi edhe ky i fundit ka publikuar të njejtën foto në të një njejtin destinacion.