Sport

Ka bërë dikur “shqiponjën”, ekipi grek nuk nënshkruan me futbollistin shqiptar

Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë mes futbollistit të Partizanit Idriz Batha dhe Larisës, ku ishin planifikuar edhe vizitat mjekësore, gjithçka është përmbysur nga klubi grek. Ata anuluan transferimin e mesfushorit gjirokastrit në Greqi. Shkak për këtë ndryshim është bërë një foto e Bathës, duke formuar shqiponjën me dy duar dhe ky gjest, është parë si provokim nga klubi grek. Vetë Batha e cilësoi mungesë respekti dhe profesionalizmi nga klubi grek.