Botë e Çuditshme

Ka bishtin më të gjatë në botë, macja hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një mace nga Minesota, SHBA ka thyer një rekord botëror Guinness pasi bishti i saj ka gjatësi prej rreth 47 centimetra. Amanda Cameron tha se macja e familjes së saj, Mr. Pugsley Addams, 2 vjeç, gjithmonë ka pasur një bisht të gjatë dhe ky fakt u përmend edhe gjatë vizitës së tij të parë tek mjeku. Cameron tha se veterineri e përmendi përsëri gjashtë muaj më vonë, duke i frymëzuar fëmijët e saj të kërkonin në Rekordet Botërore Guinness për bishtin më të gjatë të një maceje shtëpiake që jeton. “Dhe çfarë rezultoi për habinë tonë, Pugsley e mundi atë”-tha Cameron.

Ajo tha se Pugsley është një mace jashtëzakonisht e qetë dhe miqësore. “Të gjithë duan gjithmonë ta takojnë dhe bien në dashuri me qetësinë e tij. Ai është shumë i qetë, edhe në situata të reja që mund të jenë të frikshme për disa mace”-shtoi Cameron.