Showbiz

Ka punuar mbi këtë libër prej 5 vitesh, Rihanna surpizon fansat

Këngëtarja e famshme Rihanna po korr sukses pas suksesi. Pas prezantimit të koleksionit të saj më të ri të “Savage X Fenty” në Javën e Modës në New York, ajo po përgatitet të publikojë librin e saj të parë.

Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, 31-vjeçarja u shpreh se ka punuar mbi 5 vjet mbi këtë libër që përmban më shumë se 1000 foto private të sajat që janë shkrepur nga fotografët më të talentuar në industri.

Këto foto nuk janë parë asnjëherë nga syri i publikut dhe Rihanna është vërtetë e lumtur që shumë shpejt do të mund t’i ndajë ato me të gjithë.

Festa private para botimit të librit do të mbahet në New York ditën e premte ku të ftuar do të jenë shumë artistë të Hollywood.