Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

“Ka shumë muskuj, i ikën feminiliteti”/Remil Peqini komenton trupin e Egli Takos: Nuk më pëlqen!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka dhënë këshillat e tij për të pasur një trup të shëndetshëm, si të ushqehemi dhe të stërvitemi, por duke u ndalur pak dhe tek disa nga banorët e “Big Brother VIP 4”…

Egli Tako është një vajzë e palestruar, si të duhet trupi i saj?

Egli për mendimin tim është shumë shumë e thatë, i themi ne të palestrave. Ka më shumë muskuj seç duhet. Ndonjëherë të ikën ai feminiliteti që duhet të ketë një vajzë, nuk duhet të ketë aq shumë muskuj. Aq më tepër në krahë ose në shpinë. Unë mendoj që duhet të ketë një balancë shumë të mirë. Kjo balancë vjen kur ti ushqehesh mirë padiskutim, por edhe kur nuk merr suplemente të jashtme. Për mua nuk është një trup që më pëlqen. Unë e shikoj në atë figurën se çfarë duhet të ketë një femër. Të mos jetë shumë mashkullore, kjo është fjala e duhur. Duhet të jetë pak më e butë.