Live From Tirana

“Kam 4 muaj që nuk bëj seks…”/Andrea i Përputhen: Torturuese!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë Andrea, konkurrenti i shumëpërfolur në “Përputhen”. Si ka qenë ky rrugëtim për të dhe me cilën nga vajzat sheh një të ardhme? Por Andrea u ndal edhe tek një detaj shumë privat, siç është fakti se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale që prej nisjes së këtij programi në muajin shtator…

Që prej shtatorit, tani jemi në janar, pra kanë kaluar disa muaj…

Të betohem nuk kam bërë gjë fare (qesh). Për sytë e ballit, zero. 

Pra ti po thua që gjatë këtyre muajve ti nuk ke pasur asnjë raport intim me një vajzë jashtë “Përputhen”?

Jo, asnjë. Lëre mos na fol… Është torturuese, e di. 

Po kur të shkruajnë vajza që duan të të takojnë, çfarë u thua?

Nuk e di se si t’i menaxhoj. Sepse nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë vëmendje. Kam frikë t’i flas një vajze dhe të vijë ajo të fiksohet me mua e të më nxjerrë skandalet tek programi.