Gossip Live From Tirana

“Kam tradhtuar”, shokon ish-konkurrentja e “Përputhen”: Ia kalova mirë, nuk pendohem!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aria Duka, për të folur mbi jetën personale dhe për të ndarë disa opinione të saj…

Ke qenë ndonjëherë e dashuruar?

Unë mendoj që atë dashurinë e madhe, atë të vërtetë nuk e kam provuar, tani jam në atë moshë për ta provuar.

Po një histori dashurie të fortë ke kaluar?

Po patjetër. Kishim tre vite bashkë, ishim moshatarë. Merrej me biznes, e kishte të babait, e menaxhonte ai.

Pse u ndatë?

Ishim më të vegjël, nuk e dinim mirë, por dhe u bë toksike. 

Të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Në dijeninë time jo. Por dorën në zjarr nuk e vë për njeri.

Ti ke tradhtuar ndonjëherë?

Po. Bëhet fjalë kur po ndaheshim. 

Si ndodhi?

Unë jam pa plan fare, thjesht ndodhi. Mua gjërat më ndodhin, nuk kam çfarë bëj. Unë kështu jam. U njohëm në club, edhe alkooli bën pak të veten.

Ti ishe në club sepse ishe e mërzitur që po ndaheshe…

Shumë e mërzitur! (qesh) Nuk e sheh, po qaj akoma për atë!

Po si u bëtë bashkë?

Ky më ngacmoi, unë e ngacmova, na kapi nata bashkë. Dhe ia kalova mirë.

U pendove më pas?

Jo, unë nuk pendohem asnjëherë për gjërat që bëj. Jam shpirt i lirë. Unë kështu jam. Por nëse do jem në një marrëdhënie serioze, siç po kërkoj tani, nuk do tradhtoja. I kam bërë eksperiencat e mia, kam bërë çfarë kam bërë, tani dua diçka stabël.