Gossip Live From Tirana

“Jugorët i shoh vetëm si shokë”/Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Çunat veriorë janë budallenj!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë influencerja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Aria Duka, për të folur mbi jetën personale dhe për të ndarë disa opinione të saj…

Ronaldo: Të bëjnë përshtypje djemtë që kanë makina të shtrenjta si Lamborghini apo Ferrari?

Aria: Jo, sepse më shumë më vlen kimia se sa buxheti që ka personi. Sigurisht që është mirë të kesh gjëra materiale, por nuk është primare. Po nuk më ngjiti si tip apo po nuk pata kimi…

Ronaldo: Si duhet të jetë një djalë që të të ngjisë ty?

Aria: Në radhë të parë duhet të jetë i vendosur. Nëse do të merret me mua, të më përkushtohet mua. Të mbajë fjalën. Edhe të ketë ambicie, patjetër.

Ronaldo: Verior apo jugor?

Aria: Unë verior kam pasur më shumë, kështu që le të themi veriorë. Edhe pse vetë jam jugore.

Ronaldo: Çfarë kanë veriorët që nuk e kanë jugorët?

Aria: Jugorët i shoh më shumë si shokë. Nuk do tentoja të kisha diçka më shumë.

Ronaldo: Çfarë kanë veriorët më shumë? Dinë të bëjnë për vete më shumë? Janë më të bukur?

Aria: Janë më budallenj.

Ronaldo: Dhe kjo të pëlqen? Se ti thua që të pëlqejnë veriorët.

Aria: Thjesht është mendimi im personal, mua kështu më duket. Ne si shqiptarë këto fjalë i kemi dhe me përkëdheli.

Ronaldo: E ke në sensin e mirë?

Aria: Patjetër, nuk jam këtu për të ofenduar.