Spanja ia doli të kualifikohet për në 1/8 e Euro 2020, falë fitores impresionuese kundër Sllovakisë në ndeshjen e fundit të Grupit E, madje duke kaluar edhe një moment psikologjik shumë të vështirë, të krijuar nga dy barazimet radhazi të dy ndeshjeve të para.
Alvaro Morata është lojtari në qendër të kritikave të tifozëve spanjollë për shkak të përfaqësimeve të tij aspak bindëse gjatë këtij Kampionati Europian dhe sulmuesi i Juventus-it ka zbuluar se ka patur nga ata që kanë kaluar përtej kritikave normale sportive.
Ndërkaq, sulmuesi i Spanjës ka shprehur se:
Situata u përkeqësua shumë pas sfidës me Poloninë. Kam kaluar 9 orë pa fjetur. Kam marrë kërcënime, fyerje për familjen time, persona që shpresonin që fëmijët e mi të vdisnin. Kam kaluar disa ditë i izoluar nga gjithçka. Ndoshta ndonjë vit më parë, do të isha shpërqëndruar, por jam mirë. Ndoshta nuk e bëra punën time si duhet dhe i kuptoj kritikat që nuk kam shënuar, por do të doja që njerëzit të viheshin në vendin time e të imagjinonin çfarë do të thotë të marrësh kërcënime e të ndiesh se dikush shpreson që të të vdesin fëmijët. Sa herë futem në një dhomë e lë telefonin larg. Por ja thonë sidoqoftë o gruas sime o fëmijëve.

Rikujtojmë, se Kampionati ka arritur në fazën e 1/8-ave, kryqëzime që pasojnë rezultatet e takimeve në grup që përfunduan të mërkurën me përballjet Gjermani-Hungari e Portugali-Francë dhe që të dyja u mbyllën barazim 2-2. Gjithçka nis në Amsterdam me takimin Uells-Danimarkë në orën 18:00 e po sot, në orën 21:00 luhet Itali-Austri, në Londër.