Eksploziv ndaj një restoranti indian në Toronto të Kanadasë, plagosen 15 vetë, tre prej tyre në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas pamjeve të regjistruara nga telekamerat e restorantit, lënda shpërthyese është vendosur nga dy persona, por nuk janë identifikuar ende, pasi e kanë fytyrën të mbuluar. Policia kanadeze po punon për identifikimin e kapjen e tyre.