Bota

Kanada, OK legalizimit të kanabisit

Kanadaja kapërceu një pengesë të madhe legjislative duke iu afruar ligjërimit të plotë të kanabisit. Me 56 vota pro, 30 kundër e një abstenim, Senati miratoi projektligjin që do ta kthejë Kanadanë në vendin e parë të G7-ës që legalizon marijuanën. Tashmë, drafti rikthehet në Dhomën e Komunëve, ku ligjvënësit duhet të vendosin nëse i pranojnë apo jo dhjetëra amendamentet e shtuara legjislacionit nga Senati.